Sport

Cristiano Ronaldo rrezikon dëbimin nga Arabia Saudite dhe burgun, por pse?

Reagimi i Cristiano Ronaldos ndaj thirrjeve të tifozëve rivalë, të cilët kanë thirrë emrin e rivalit shumëvjeçar të tij, Lionel Messi, duke prekur organin gjenital, po shkakton disa probleme.

Cristiano është kërcënuar me deportim nga Arabia Saudite, pasi një avokat saudit bëri thirrje që superylli të dëbohej nga vendi pasi ai u shfaq duke bërë sipas tij ‘një gjest të turpshëm’ ndaj tifozëve pas humbjes 2-0 të Al-Nassr ndaj Al-Hilal të martën.

Gazeta ‘AS’ në Madrid raportoi se një peticion për dëbimin e tij po zhvillohet aktualisht në Arabinë Saudite. Gjesti i Ronaldos mund të konsiderohet një krim sipas ligjit saudit, dhe avokati saudit shkroi në Twitter se ai do t’i paraqesë një peticion Prokurorit Publik të Mbretërisë për të dëbuar lojtarin nga vendi.

“Kjo konsiderohet një krim i çnderimit publik dhe është një nga krimet që përfshin arrestimin dhe dëbimin nëse kryhet nga një i huaj”, tha Ahmed në Twitter.

Përveç kësaj, Ronaldo u kritikua për humbjen e durimit gjatë ndeshjes së fundit. Ai bëri një ndërhyrjeje të stilit të WWE që i dha atij një karton të verdhë nga ish-arbitri i Premierligës angleze, Michael Oliver, i cili po gjykonte ndeshjen.

Sulmuesi portugez ishte me fat që nuk mori të kuq, pasi u hodh mbi kundërshtarin e tij, i vendosi krahun e djathtë rreth qafës përpara se të përdorte trupin e tij për të ulur kundërshtarin e tij në tokë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button