Aktualitet

Koordinatori të ka ngrënë ‘dardha e mollë’ pas shpine, s’ke kuptuar asgjë! –

Deputeti demokrat, njëkohësisht kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama po me një postim.

“Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose s’ke kuptuar ç’të ka thënë, ose të ka gënjyer!”, shprehet Bardhi në reagimin e tij, po në rrjetin social X.

Dhe më tej vijon duke u shprehur se kryeministri nuk e ka kuptuar ligjin dhe se këto kohë nuk është i qetë.

Gjasat janë që s’ke kuptuar gjë, sepse jo vetëm s’merr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. S’ke faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!”.

SPAK në janar përfundoi hetimet për denoncimin e Bardhit dhe deklaroi se nuk kishte asnjë provë që e implikonte Olsi Ramën me dosjen e Xibrakës, teksa aktualisht kryeministri e ka paditur në Gjykatë për shpifje deputetin e PD.

#Koordinatori #të #ngrënë #dardha #mollë #pas #shpine #ske #kuptuar #asgjë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button