Sport
E kërkon Barcelona dhe Manchester City, Reijnders i qëndron besnik…Milanit –

Milani arriti t’i rinovojë kontratën një prej lojtarëve më të rëndësishëm në sistemin e tyre, Tijjan Reijnders. Megjithëse holandezi kërkohej nga gjigantë si Barcelona dhe Manchester City, ai vendosi të vazhdojë kontratën me kuqezinjtë.
Sipas gazetarit të njohur sportiv për Telegraaf holandez, Mike Verweij, Reijnders së shpejti do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2030. Mesfushori iu bashkua klubit italian në verën e vitit 2023 nga AZ Alkmaar për 20.5 milionë euro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#kërkon #Barcelona #dhe #Manchester #City #Reijnders #qëndron #besnik…Milanit
SportExpress