Aktualitet

Spahiu ia numëron disavantazhet Igli Carës: 5 arsyet pse nuk e thyen dot Durrësin

Juristi Kreshnik Spahiu analizoi në emisionin Now pozitën sipas tij të disfavorshme të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Durrësin, Igli Cara në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Spahiut, shpenzimi i energjive të koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe Sali Berishës në ato bashki që sondazhet e nxjerrin humbës, lë në hije kandidatë që vërtetë mund të dalin fitues.

“Disavantazhi i parë është që Cara përballet me Edi Ramën ndërsa kandidatja e PS nuk përballet me Berishën.

Pra opozita e bashkuar, logoja që përfaqëson Cara ende nuk është e qartë për bashkitë ku është favorite.

Shpenzimi i  energjive për autobusin falas në një bashki që e kanë 100 për qind të humbur duke lënë në hije Carën e kanë lënë të vetmuar.

Unë do të doja të shikoja Berishën të bënte fushatë në Kavajë, që është pranë fitores, në Durrës, në Lezhë, në Shkodër, në ato bashki ku PD është favorite.

Disavantazhi i dytë është që 99 për qind e qytetit sot nuk kanë një program të opozitës, votat janë për Iglin jo se ka një vizion.

E treta, ka një ngarkesë të madhe të së shkuarës që lidhet me opozitën, mban fajin mbi humbjen e kontrollit të territorit.

Një nga bashkëfajtorët e betonizimit të bregdetit shqiptar është edhe PD.

Disavantazhi i katërt është buxhetet, media dhe mungesa e favoreve.

Disavantazhi i pestë është një strukturë demografike në Durrës që ka qenë e thyeshme, ka pasur problemet e veta me ndarjet përçarjet dhe ka qenë problematike struktura.

Cara e ka kryer misionin, nga sot nëse humbet, humbet nga “logo”, tha Spahiu.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button