Morën peng dhe dhunuan biznesmenin për 25 mijë euro, publikohet fotoja e dy vëllezërve Bejo

Alban Bejo dhe Fatmir Bejo janë dy vëllezërit që në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, për shkak të një borxhi, kanë marrë me forcë Gjergji Felën.
Mësohet se autori i arrestuar Alban Bejo pretendon se Gjergj Fela i ka një borxh prej 25 mijë eurosh. Fela është biznesmen në fushën e ndërtimit. Deri tani nuk dihet nëse ka pasur probleme mashtrimi me persona të tjerë.
Si ka ndodhur ngjarja?
Të dy vëllezërit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë ndjekur 47 vjeçari, Gjergji Fela i cili ndodhej në parkingun e një lokali në Tiranë ku më pas e kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe e kanë dhunuar për 2 orë. Dy autorët rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, kryesisht për organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik. Policia vijon kërkimet për kapjen e 28 vjeçarit të shpallur në kërkim, Fatmir Bejos. Ndërkohë, biznesmeni i fushës së ndërtimit, Gjergji Fela nuk dihet nëse ka probleme mashtrimi të mëhershme.