Trump, pa asnjë lidhje me Berishën –

Nga Artur Ajazi
Qysh në fushatën e zotit Trump, kreu i Partisë Demokratike (i konvertuar në konservator) ka hequr paralele mes fatit të tij politik, dhe fatit të kreut të ri të Shtëpisë së Bardhë. Njeriu që ka mbajtur mbi 25 vjet teserën e PPSH, postin e sekretarit të organizatës partisë në Fakultetin e Mjeksisë, dhe që i solli vendit kaq e kaq vuajtje pas 1992 kur mori pushtetin, barazon vehten me Turmp. Ka 3 muaj e ca, që ai dhe sejmenët e tij të painformuar totalisht, nuk po rreshtin së bëri propogandë idioteske, duke lidhur rastin e Trump me rastin e Berishës.
Po çfarë e lidh Berishën me Trump ? Realisht asgjë. Trump vjen nga fusha e biznesit, nga ku ka shkëlqyer edhe si politikan. Trump vjen nga shkollimi dhe formimi si kapitalist në SHBA, në vendin ku idetë komuniste dhe ekstramisto-majtiste, nuk qasen gjëkundi për të konsumuar politikë. Trump rierdhi në postin e lartë të kreut të SHBA-së, pas një beteje dinjitoze me organet e drejtësisë amerikane.
Trump është sot Presidenti i SHBA-ve, falë imazhit, virtyteve,këmbënguljes prej “gjermani” për të bërë epokë në botën e trazuar.Trump u rikthye për të mposhtur rendin e vjetër dhe dinakërinë ruse. Trump, nuk ka qenë kurrë komunist dhe kurrë oborrtar i skutave të ndonjë pushteti. Trump, ka ardhur në politikë, jo nga hiçi, por nga shkolla e madhe e lirisë dhe demokracisë amerikane.
Atëhere, çfarë ka të njëjtë Donald Trump në SHBA , dhe Sali Berisha në Shqiperi ? Asgjë tjetër, veç asaj ç’ka mendon dhe sajon gjithë ditën, kreu i PD-së, që po kërkon ngritjen e vlerave të tij, dhe barazimin me ato të zotit Trump. Sikur Trump, ta dijë se në Shqipëri, ka një politikan me emrin Sali, që gjithë ditën mburret dhe thotë se “unë ngjasoj me Trumpin”, besoj se do të reagojë shumë ashpër. Por besoj, ai nuk e ka akoma në “rrefene” Shqipërinë, pasi ka shumë e shumë plane dhe gjëra më të rëndësishme për të mbyllur, dhe për të realizuar.
Pa le pastaj, për të besuar budallallëkun që thonë belindët me shokë se “Trump do ti heqë non-grata Berishës”. Politika në Shqipëri, bëhet nga defiçentët dhe shpuranjakët, dhe as ka shanse të bëhet realiste për tu rikonfiguruar.
Të jesh ish-komunist, të kesh shkatërruar shtetin, të kesh zhvatur pasuritë e shqiptarëve, dhe të jesh nën ndjekje penale nga organet e drejtësisë, dhe të thuash se “fati im politik, ngjet me fatin politik të Donald Trump”, këtë vetëm një Sali Berishan mund ta mendojë dhe thotë publikisht.
Por besoj se 11 Maji, do ti fshijë të gjitha hamendësitë mjegulluese që ai ka krijuar sadopak në politikën shqiptare.
Në 11 Maj, Berisha humbet thellë zgjedhjet, dhe largohet edhe nga posti kryetarit të PD-së. Alibia ? E ka gjetur qysh tani. Pret ta shpallë para 11 Majit, për të justifikuar gjithçka mund ti ndodhë asaj partie pas humbjes katastrofale elektorale.
#Trump #asnjë #lidhje #Berishën
Java News