Sport
Zyrtarizohet miqësorja, Shqipëria U-21 përballet me Greqinë më 21 mars –

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë një ndeshje miqësore me Greqinë U-21 në muajin mars.
FSHF ka arritur marrëveshjen me Federatën Greke të Futbollit dhe ndeshja do të luhet më 21 mars, në “Serres Municipal Stadium”, në orën 16:00.
Gjithashtu, më 25 mars, Shqipëria U-21 do të përballet në një tjetër takim miqësor me Luksemburgun U-21, në stadiumin “Stade Georges Wohlfart”, në orën 18:30.
Dy ndeshje miqësore shumë të rëndësishme për Kombëtaren U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, për të vëzhguar dhe testuar grupin që do të ketë në dispozicion.
#Zyrtarizohet #miqësorja #Shqipëria #U21 #përballet #Greqinë #më #mars
SportExpress