Vr*tet prokurori që po hetonte sulmin brenda televizionit(Fjalët e fundit)
Prokurori që po hetonte sulmin në një studio televizive në Ekuador është vrarë. César Suarez u qëllua për vdekje në qytetin Guayaquil. Akoma nuk është e qartë nëse vdekja e Suarez ka lidhje me hetimet që po kryente për sulmin në televizion. Suarez u qëllua teksa po shkonte pranë zyrës së tij.
Në një intervistë për gazetën “El Universo” një ditë para vdekjes së tij, Suarez tha se atij nuk i ishte dhënë mbrojtje policore pavarësisht se kishte marrë në pyetje 13 personat e arrestuar pas sulmit në stacionin televiziv.
Vrasja e tij është e fundit në një mori incidentesh të dhunshme në të gjithë Ekuadorin pas arratisjes së dy bosëve të bandave kriminale nga burgu, qindra rojeve të burgut të marrë peng dhe shpërthime në disa qytete, shkruan The Guardian.
#Vrtet #prokurori #që #hetonte #sulmin #brenda #televizionitFjalët #fundit
lajmetverteta