Aktualitet

Tifozët e Ganës marrin nga 400 dollarë nga Qeveria për ta përkrahur kombëtaren e tyre nga stadiumi në Kupën e Kombeve të Afrikës

Mbi 300 tifozëve ganezë u janë dhënë 400 dollarë nga qeveria e vendit për të mos lënë Bregun e Fildishtë, por për të qëndruar në atë shtet dhe për të mbështetur kombëtaren e tyre nga tribunat në ndeshjen e ardhshme të Grupit B kundër Egjiptit për Kupën e Kombeve Afrikane.

Tifozët e Ganës kanë mbetur të pakënaqur me organizatorët e turneut dhe kanë kërcënuar se do të nisen drejt Ganës.

Për këtë arsye qeveria i ka paguar nga 400 dollarë, raporton botimi “Citi Sports”.

E nëse disa tifozë ganezë janë të pakënaqur me organizimin e turneut, sigurisht që janë të zhgënjyer me situatën e skuadrës, e cila humbi 1:3 nga Kepi Verde në ndeshjen e saj të parë në kompeticionin kontinental.

/ Sport



#Tifozët #Ganës #marrin #nga #dollarë #nga #Qeveria #për #përkrahur #kombëtaren #tyre #nga #stadiumi #në #Kupën #Kombeve #të #Afrikës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button