Aktualitet

Gati të dorëhiqem nëse kjo sjell paqe –

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar të dielën se është gati që të heqë dorë nga posti i tij, nëse ky do të ishte çmimi për paqen në Ukrainë.

Po ashtu lideri ukrainas deklaroi se largimin e tij do ta shkëmbente për pranimin e Ukrainës në NATO.

Zelensky tha gjithashtu se donte që presidentin amerikan Donald Trump ta shihte si një partner për Ukrainën, dhe jo thjesht si një ndërmjetës me Kievit dhe Moskës.

“Diktator pa zgjedhje”, Trump: Zelensky ka luajtur me Joe Biden
“Dua me të vërtet më shumë se ndërmjetësim…kaq nuk mjafton,” deklaroi ai në një konferencë për mediat në Kiev.

Gjatë kësaj konference, Zelensky, i cili është zgjedhur me anë të një procesi elektoral në Ukrainë në maj të 2019, u pyet nëse ishte i gatshëm të hiqte dorë nga presidenca në këmbim të paqes.

“Po, do të isha i lumtur, nëse do të ishte për paqen e Ukrainës,” deklaroi lideri ukrainas.

“Nëse do duhet që unë ta lë këtë tavolinë, jam gati që ta bëj një gjë të tillë dhe po ashtu mund ta shkëmbej për anëtarësimin në NATO,” shtoi ai.

Komentet e presidentit ukrainas vijnë pasi homologu i tij amerikan e quajti “një diktator pa zgjedhje”, më herët gjatë kësaj jave.

Legjislacioni ukrainas i ndalon zgjedhjet kur në fuqi është ligji i luftës, shpallur që nga nisja e pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit 2022.

#Gati #të #dorëhiqem #nëse #kjo #sjell #paqe
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button