Sport

Colturi shkruan historinë në Botërorin e skive, Rama: Një rezultat fantastik!

Për herë të parë në historinë e skive shqiptare Lara Colturi ka arritur të renditet në top 10-shen e një gare në Botërorin e skive. 17-vjeçarja në pistën austriake të Flachaut bëri mrekullinë në disiplinën e Slallomit edhe pse u nis e 60, duke lënë pas skiatore kampione si Shiffrin apo Vlohva dhe duke e mbyllur garën e 9-ta.

Për këtë rezultat të shkëlqyer të skiatores Lara Cloturi ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili shkruan:

”Një tjetër rezultat fantastik për Shqipërinë

Skiatorja Lara Colturi, italiania që vendosi bashkë me prindërit të përfaqësojë flamurin më të bukur në botë, u klasifikua për herë të parë në Top10, në një garë të Kupës së Botës.

Urime Federatës Shqiptare të Skive, e cila falë pasionit të paepur të presidentit Elvis Toçi, ka krijuar një bërthamë talentesh me djem e vajza shqiptare, që stërviten në pistat e Italisë e jo vetëm, ndër të cilët Lara është sot për sot xhevahiri më i çmuar i kurorës”./m.j



#Colturi #shkruan #historinë #në #Botërorin #skive #Rama #Një #rezultat #fantastik
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button