AktualitetDurresi Sot

Kompania gjermane çon në Arbitrazh marrëveshjen për Portin e Durrësit

Një kompani gjermane ka paditur në Gjykatën e Arbitrazhit qeverinë shqiptare për një mosmarrëveshje që lidhet me koncesionin e Portit të Durrësit.

Akuza është ngritur nga kompania gjermane EMS Shipping & Trading, e cila ka regjistruar çështjen më 7 prill në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, për mosmarrëveshje sa i takon koncesionit, duke iu ankuar se ndërtimi i këtij porti cënon aktivitetin që ata kanë në këtë sektor.

Gazetari Erl Murati i ftuar në Euronews Albania tha se është deri diku normale pasi duke qenë se vendimi për ndërtimin i portit është bërë pa lajmërim, kompanitë që kanë kontratë afatgjatë për të operuar në Portin e Durrësit janë ndier të shqetësuara.

“Të shkosh në gjykatë ndërkombëtare, pra në Arbitrazh është deri diku një gjë normale. Nuk është problematik se ne shkojmë në arbitrazh. Për sa i përket portit të Durrësit ka pasur një publik, jo vetëm nga zoti Berisha dhe Meta për shumë arsye, i pari sepse është port kombëtar i Shqipërisë e duke qenë se ne jemi vend anëtar i NATO-s mund të ketë implikime.Është paralajmëruar se duke qenë se kjo po bëhet në një mënyrë pa u lajmëruar më parë, sigurisht që mund të ketë një lloj shqetësimi nga ana e kompanive ndërkombëtare që kanë nënshkruara kontrata afatgjatë për të operuar në portin e Durrësit”,-tha gazetari Erl Murati.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button