Sport

“Po të mos ishe ti, kombëtarja e shihte europianin tek kafja e lagjes”/ Luiz ‘thumbon’ lojtarët kuq e zi

Këngëtari Luiz Ejlli, rrëmbeu famën dhe vëmendjen e publikut edhe njëherë pas shumë vitesh me pjesëmarrjen e tij në edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania 2.

Me përfundimin e këtij edicioni, ku rrëmbeu edhe çmimin e parë, Ejlli është parë mjaft i angazhuar në koncerte, jo vetëm në Shqipëri, po edhe jashtë kufijve, ku ka shqiptarë.

Së fundmi, ai tregoi se ndodhet në Shkup, prej ku ka postuar edhe një foto me futbollistin e Kombëtares Jasir Asani.

Asani është po ashtu një lojtar që fitoi dashurinë e gjithë sportdashësve shqiptarë, përmes performancës së tij me Kombëtaren, e cila u kualifikua në Euro2024.

Për Luiz Ejllin, kualifikimi në Kampionatin Europian është meritë e sulmuesit Jasir Asani.

“Po të mos ishe ti, kombëtarja do ta shikonte Europianin tek kafja e lagjes”, shkruan ai në Instagram./m.j

#të #mos #ishe #kombëtarja #shihte #europianin #tek #kafja #lagjes #Luiz #thumbon #lojtarët #kuq
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button