Aktualitet
Arrestohet një grua për dhunë në familje

Është arrestuar një grua në Malishevë pasi dyshohet për “dhunë në familje”.
Sipas raportit ditor të Policisë rasti ka ndodhur të hënën në orën 13:00, e me vendim të prokurorisë, e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, në Fushë-Kosovë dhe Hajvali dy gra kanë raportuar se kanë përjetuar dhunë në familje.
#Arrestohet #një #grua #për #dhunë #në #familje
gazetablic.com