Aktualitet

Tentoi të mbyste bashkëshorten, në pranga 42-vjeçari shqiptar në Itali

shqiptari, itali, gruaja, perndiqte, policia

Një 42-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi tentoi të mbyste bashkëshorten. Shkak është bërë një debati për motive xhelozie, sipas raportimit të mediave italiane.

Gruaja, në gjendje kritike, u shtrua në spitalin San Paolo në Savona dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi në qendër të qytetit.

Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët gjetën bashkëshortin,banues prej vitesh në qytetin e Torretta-s, i cili tashmë kishte rrëfyer se kishte tentuar të mbyste gruan e tij 31-vjeçare dhe se ndaloi vetëm kur kuptoi se gruaja nuk po merrte më frymë.


Gjithçka ka nisur kur 42-vjeçari shqiptar ka dëgjuar bashkëshorten duke folur në telefon me dikë dhe nga xhelozia ka tentuar ta mbyste. E reja ka humbur ndjenjat dhe bashkëshorti i frikësuar kishte kërkuar ndërhyrjen e stafit mjekësor. Gjithë ngjarja ka ndodhur kur fëmijët kanë qenë në shtëpi duke fjetur në dhomën e tyre të gjumit. Burri u transferua më pas në burg dhe do të duhet të përgjigjet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

#Tentoi #të #mbyste #bashkëshorten #në #pranga #42vjeçari #shqiptar #në #Itali

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button