Aktualitet

Drejtonte motomjetin në sens të kundërt dhe theu xhamat e makinës së policisë, arrestohet 26-vjeçari në Himarë

Kris arma në Dibër, policia arreston një person

Një 26-vjeçar është arrestuar në Himarë, pasi ka thyer rregullat e qarkullimit dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë. I riu me iniciale A.H nga Himara mbrëmjen e djeshme ka drejtuar motomjetin në sens të kundërt dhe pa dokumentacionin e rregullt. Gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e policisë rrugore dhe ka thyer xhamat e pasmë të automjetit të policisë.

“Në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 26 vjeç, banues në Himarë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën e Portit, Himarë, është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar motomjetin në sens të kundërt dhe pa dokumentacion të rregullt dhe gjatë shoqërimit për veprime të mëtejshme procedurale, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë si dhe ka thyer xhamat e pasmë të automjetit të Policisë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


#Drejtonte #motomjetin #në #sens #të #kundërt #dhe #theu #xhamat #makinës #së #policisë #arrestohet #26vjeçari #në #Himarë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button