Berisha paralajmëroi padi për deputetin gjerman: Do e çoj në gjyq, trilloi

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se do të padisë deputetin gjerman, Gunther Krichbaum, i cili tha se ish-kryeministri është nën akuza të rënda nga SPAK. Berisha tha se deputeti gjerman është një trup i institucionit që përfaqëson. Ndër të tjera ish-kryeministri tha se deklaratat e tij janë mashtrime, teksa shtoi se deputeti nuk duhet të nderhyje në çështjet e brendshme të një partie.
‘Mua më vjen shumë keq që them këto fjalë. Por e siguroj presidentin e Bundestagut, siguroj miqtë e mi në Bundestag se ruaj respektin më të madh për atë institucion, për kontributin e atij institucioni. Por Gunther Krichbaum i ka këto për interesat e tij personale. Por unë e garantoj Gunther Krichbaum se do i jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral. E para njëherë, ai nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një partie. E dyta, cilido që mund të ndikohet sadopak nga trillimi i deputetit, e them me dhimbje këtë fjalë, se kur ligji bazë i Gjermanisë, ka një nen i cili quhet neni 46, i cili shkruan se asnjë njeri, as arrestim dhe as kufizim lirie nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa autorizimin e parlamentit. I them Gunther Krichbaum, merr po deshe, meqenëse në aparancë paraqitesh si luftëtar i antikorrupsionit, provojë iniciativën e Sali Berishës të vitit 2012.’- tha Berisha.
#Berisha #paralajmëroi #padi #për #deputetin #gjerman #çoj #në #gjyq #trilloi
Lapsi