Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka nisur hetimet lidhur me rastin për ’Sulm ndaj personit zyrtar’.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin kryesor të një grabitjeje me armë të ndodhur mëngjesin e së shtunës.Ngjarja ndodhi në fshatin Dukat i Ri, ku dy persona të maskuar dhe të pajisur me kallashnikovë grabitën paratë në zyrën e një firme ndërtimi.Në pranga u vu shtetasi S. C., 32 vjeç, banues në Fier, me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vjedhjes.
“Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. C., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, të maskuar dhe duke kërcënuar me një arme zjarri kallashnikov, kanë marrë një shumë parash, në zyrën e një firme private ndërtimi, në fshatin Dukat i Ri dhe më pas janë larguar me automjet”, tha policia.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së këtij krimi, si dhe një celular.