
Disa policë në veri të Kosovës janë sulmuar në orët e para të mëngjesit.
Raportohet se persona të paidentifikuar kanë hedhur një mjet shpërthyes drejt tyre.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek qendra e kontrollimit teknik të automjeteve.Bazuar në informacionet paraprake dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policorë është Shok Bombë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka nisur hetimet lidhur me rastin për ’Sulm ndaj personit zyrtar’.