Shëndeti

Ndeshja Shqipëri-Poloni, Balla: Pati 12 mijë tentativa për bileta false

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla doli sot në një deklaratë për mediat, ku ka folur në lidhje me masat që po merren nga dikasteri që ai drejton dhe Policia e Shtetit në kuadër të ndeshjes kualifikuese për në EURO 2024 mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke.

Sipas Ballës, Policia e Shtetit do të marrë nën përgjegjësi të gjitha portat e sigurisë në stadiumin ‘Air Albania’, pasi janë evidentuar raste që nëpër ndeshje janë futur persona që nuk kishin prerë fare bileta.

Balla tha më tej se, të gjatë ndeshjes së kombëtares shqiptare me Poloninë për EURO 2024, janë konstatuar 12 mijë tentativa për bileta false. Sipas tij, të gjithë ata persona që kapen me biletë false përbëjnë vepër penale dhe do shoqërohen në polici e më pas do nisë hetimi.

/a.r

#Ndeshja #ShqipëriPoloni #Balla #Pati #mijë #tentativa #për #bileta #false

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button