Rasti i rrallë, 44-vjeçarit ‘i ikën’ truri kur mëson se kishte vetëm gjysmën e tij – JavaNews.al

Një 44-vjeçar nga jugu i Francës ka mësuar se i mungon gjysma e trurit.
Në fillim nisi të kishte dobësi dhe dhimbje në këmbën e majtë. Kur ndjesia zgjati rreth dy javë, ai iu drejtua spitalit, raporton The Sun.
Kjo ndjesi është krejt e zakonshme dhe mund të shkaktohet nga shumë faktorë si ushtrimet e tepërta fizike, qarkullimi i keq i gjakut, dëmtimi i nervave, probleme të shpinës, humbje të masës muskulare, tromboza ose skleroza e shumëfishtë.
Mjekët u shqetësuan se ai kishte një sëmundje neurologjike që ndikonte fijet e nervave, por analizat e përjashtuan këtë mundësi.
Pas skanerëve, ata u tronditën kur gjetën një qese të madhe me lëng në vendin ku duhej të ishte truri. Rezultoi që pacienti paraqiste një rast të rëndë hidrocefalusi.
Në skaner, pjesa kryesore e trurit të tij duket e zezë, pikërisht në vendin ku më parë ndodhej truri. Kjo bëri që truri i tij të tkurrej dhe të shtyhej drejt kafkës. Kafka e tij rezultoi të ishte zmadhuar.
Sipas historikut shëndetësor, kur ishte 6-muajsh, pacienti i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje që t’i vendosej një pajisje për të marrë lëngun e tepërt nga truri dhe për ta zhvendosur drejt zemrës. Shkaku i kësaj nuk ishte identifikuar.
Në moshën 14-vjeçare, ai vuante nga kontrolli i dobët i muskujve (ataxia) dhe humbja e pjesshme e fquisë muskulore (paresis) në këmbën e majtë. Pajisja që i ishte vendosur u përshtat në pozicionin e duhur dhe kjo ia zhduku simptomat.
Përsëritja e tyre i bëri mjekët të përcaktonin se ai vuan nga një lloj hidrocefalusi që shkaktohet nga bllokimi i një prej rrugëve kryresore të trurit.
Mjekët thanë se s’kishin parë ndonjëherë një rast të tillë dhe me gjasë, ai është lindur kështu. Zhvillimi i tij neurologjik dhe historiku shëndetësor janë krejtësisht normalë.
Pas trajtimit ku doktorët krijuan një rrugë të re për largimin e lëngut, pacienti u shërua plotësisht por analizat e mëtejshme nuk shfaqën ndryshime në përmasat e trurit të tij.
#Rasti #rrallë #44vjeçarit #ikën #truri #kur #mëson #kishte #vetëm #gjysmën #tij #JavaNews.al
Java News