Aktualitet

Vrasja e policit, Rama: Këmbana më e madhe e alarmit për eskalimin e krizës së zgjatur! Kosova e Serbia të ulen pa kthim në tryezën e dialogut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për vrasjen e policit Afrim Bunjaku në Zveçan të Kosovës.

Përmes Twitter ai kërkon të mbahet një konferencë paqeje për Kosovën, teksa kërkon që ndërkombëtarët të mbajnë  tryezën e dialogut Prishtinën dhe Beogradin.

Rama shton se ngjarja kriminale e sotme është pasojë e krizës së zgjatur në veri.

Reagimi i plotë i Ramës:

Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur.

Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë.

Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit.

Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin.

/a.r

#Vrasja #policit #Rama #Këmbana #më #madhe #alarmit #për #eskalimin #krizës #së #zgjatur #Kosova #Serbia #të #ulen #kthim #në #tryezën #dialogut

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button