Tech

“Komuniteti ndërkombëtar të reagojë”, Begaj: Vrasja e policit në Kosovë, akt i organizuar kriminal

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq, ku mbeti i vrarë një punonjës policie.

Begaj e konsideron akt të organizuar kriminal këtë ngjarje dhe cënim të rendit të Kosovës.

Ndërsa kërkon nga komuniteti ndërkombëtar që të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve.

Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur.

Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët. Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës”, thotë Ptresidenti Begaj.

Ngjarjen e rëndë e ka dënuar edhe klasa politike si dhe ambasada amerikane në Kosovë.

/a.r

#Komuniteti #ndërkombëtar #të #reagojë #Begaj #Vrasja #policit #në #Kosovë #akt #organizuar #kriminal

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button