Tech
U sekuestruan gjatë vitit, “shkrihen” në incenerator 15 tonë drogë

Autoritetet në Peru kanë shkatërruar me djegie më shumë se 15 tonë drogë, të llojeve të ndryshme, e sekuestruar në operacionet e policisë gjatë vitit.
Sipas autoriteteve zyrtare, droga u dërgua në një incenerator pranë Limës, ndërkohë që ngjarja u pa nga afër dhe nga ministri i Brendshëm.
Në shifrat e publikuara për mediat, mësohet se në Peru, gjatë vitit 2023 janë sekuestruar 53 tonë kokainë, marijuhanë dhe drogë sintetike.
/a.r
#sekuestruan #gjatë #vitit #shkrihen #në #incenerator #tonë #drogë