Aktualitet

Rama: Talentet e sportit që jetojnë jashtë mund të pajisen me pasaportë shqiptare pa mbushur 18 vjeç

Talentet e sportit që kanë lindur dhe jetojnë jashtë Shqipërisë u lind e drejta që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur 18 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili përmes një postimi në “Facebook” tha se kjo ka ardhur pas ndryshimeve të miratura në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë me propozim të Qeverisë Shqiptare.

“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, shkruan kryeministri Rama.

/f.s

#Rama #Talentet #sportit #që #jetojnë #jashtë #mund #të #pajisen #pasaportë #shqiptare #mbushur #vjeç

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button