“Reformim dhe modernizim të partisë” – PD, njoftim për Kuvendin e 2 shtatorit

Partia Demokratike mbledh të shtunën, 2 shtator në ora 10:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Kuvendin Kombëtar.
Në një njoftim për shtyp PD thekson se, “në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve”.
“Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë”, thekson PD.
/a.r
#Reformim #dhe #modernizim #të #partisë #njoftim #për #Kuvendin #shtatorit