Aktualitet

Nuk zuri mend! 37-vjeçari thyen arrestin shtëpiak, kapet sërish me kokainë dhe armë

37-vjeçari Marlen Gutici është vënë në pranga këtë të Mërkurë në Tiranë. Sipas policisë, ai ka thyer masën e arrestit shtëpiak për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ndërkohë kur u arrestua, blutë i gjetën sërish sasi kokaine.

Në  banesë atij iu gjetën një pistoletë me municion luftarak.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Recidivisti”. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Podhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe u kap në flagrancë me një sasi kokaine, vihet në pranga 37-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. 

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike kokainë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Recidivisti”. Si rezultat, u arrestua shtetasi M. G., 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.   

Shtetasi M. G. është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Foto Xhavella”, dhe gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

/a.r

#Nuk #zuri #mend #37vjeçari #thyen #arrestin #shtëpiak #kapet #sërish #kokainë #dhe #armë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button