Tech
Reagimi i parë/ Putin i dërgon mesazh ‘ngushëllimi’ familjes së Yevgeny Prigozhin: Një biznesmen të talentuar…!

Presidenti Putin ka reaguar për herë të parë lidhur me rrëzimin e avionit që thuhet se vrau kreun e Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë të tjerë.
Ai u dërgon ngushëllimet e tij familjeve të të vdekurve dhe e përshkruan themeluesin e Wagner Group Yevgeny Prigozhin si një biznesmen të talentuar që e njeh që nga vitet 1990.
Putin tha se Rusia do të shqyrtojë se çfarë thonë hetuesit në lidhje me përplasjen, por ekspertiza do të marrë kohë.
Komentet e tij vijnë 24 orë pasi avioni u rrëzua në veri të Moskës.
Disa ekspertë perëndimorë dhe ish-kryeministri rus, besojnë se presidenti Putin mund të ketë urdhëruar vrasjen./m.j
#Reagimi #parë #Putin #dërgon #mesazh #ngushëllimi #familjes #së #Yevgeny #Prigozhin #Një #biznesmen #të #talentuar..