Talenti 21 vjeçar Gabri Veiga zgjedh Arabinë Saudite: Kroos i pamëshirshëm në rrjetet sociale

Gabri Veiga preferoi Arabinë Saudite ndaj Napolit dhe është gati të bashkohet me Al Ahli. Një vendim befasues për një djalë 21-vjeçar që la të hutuar edhe Toni Kroos. Mesfushori gjerman ka komentuar me habi vendimin e talentit spanjoll në rrjetet sociale. Gjithçka dukej se ishte e kryer për nënshkrimin me Napolin, por në pjesën më të bukur marrëveshja u ngadalësua. Ndodhën përplasje pas përplasje e, në fund, nuk u bë asgjë për këtë.
Në fakt, Gabri Veiga preferoi të nënshkruante për Al Ahli në Arabinë Saudite. Ata i ofruan Celta Vigo të njëjtën shumë si De Laurentiis, por shumë më tepër për 21-vjeçarin spanjoll. 12.5 milionë në vit deri në 2027, kundër modesteve 2,2 milionë euro ofruar nga Napoli. Veiga është talenti i parë i ri evropian që zgjedh Arabinë. Ai do t’i bashkohet një ekipi të përbërë nga kampionë si Firmino, Mahrez dhe Kessie.
KOMENTI I KROOS NË POSTIMIN E ROMANO
Një çështje për të cilën flitet shumë në Itali, por që diskutohet edhe më shumë në Spanjë. Veiga konsiderohej si një nga shtyllat për të ardhmen e La Roja. E tani që ai do të shkojë në Arabi, duhet kuptuar si të menaxhohet vendimin e tij për të shkuar në një kampionat objektivisht inferior vetëm për para. Prandaj në Spanjë janë të zhgënjyer. Një mbi të gjithë, Toni Kroos. Në fakt, mesfushori i Real Madrid ka komentuar një postim të Fabrizio Romanos, i cili e zyrtarizoi spanjollin te Al Ahli. Kroos ka shkruar pastër e shkurt: “E turpshme”.
Kështu gjermani është bërë idhulli i padiskutueshëm i atyre që nuk ndajnë të njëjtin mendim për zgjedhjen e lojtarëve për të shkuar në Arabi. E vetë postimi i gazetarit të njohur investigativ të merkatos Romanos, është pushtuar nga fotot dhe gif-et e Kroos, por edhe komentet identike.
#Talenti #vjeçar #Gabri #Veiga #zgjedh #Arabinë #Saudite #Kroos #pamëshirshëm #në #rrjetet #sociale
Lapsi