Tech

Ju duket e ndershme të këndoni këngët e mija në koncertet tuaja? Vesa Luma kritikë kolegëve!

Këngëtarja, Vesa Luma ka reaguar ashpër ndaj kolegëve të saj të cilët po përdorin këngët e saj për t’i kënduar në koncerte.

Përmes një ‘Instastory’, Vesa i është drejtuar me një pyetje kolegëve të saj se pse këndojnë këngët e saj pa leje, ku citon: “Kam një pyetje për ju kolegët e mi, pasi po ju shoh duke kënduar këngët e mia në koncertet tuaja, ju duket e ndershme. Se kuptoj pse merreni me këngët e mia, të paktë kërkoni leje dhe me kënaqësi jua jap”, është shprehur këngëtarja.

Sakaq në një postim të dytë këngëtarja ka treguar se ndonëse prej vitesh është tërhequr nga muzika duke iu përkushtuar jetës private, ka vendosur që të rikthehet në muzikë me projekte të reja.

“E kam një lajm të mirë, nuk do të kthehem mbrapsht në Zelandë, se kam përshtypjen se kemi nevojë për më shumë hite, hite që qëndrojnë gjatë, kështu që kam reflektuar, kam ardhur në përfundim që i duhem këtij vendi, apo jo?”, ka thënë Vesa./m.j

#duket #ndershme #të #këndoni #këngët #mija #në #koncertet #tuaja #Vesa #Luma #kritikë #kolegëve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button