Rami Malek i jep fund lidhjes me aktoren

Rami Malek është ndarë me të dashurën prej pesë vitesh, Lucy Boynton. Dy aktorët u takuan në xhirimet e Bohemian Rhapsody, ku Rami luante Freddie Mercury dhe Lucy luante të dashurën e Freddie, Mary Austin.
Burimet thanë për The Sun se çifti u nda në fillim të këtij viti. Hera e fundit që dyshja janë fotografuar së bashku ka qenë në shkurt. “Rami dhe Lucy u ndanë në fillim të këtij viti pa shumë bujë. Ata të dy po vazhdojnë jetën e tyre dhe janë të zënë me punë”, tregoi burimi.
Malek thuhet se është duke u shoqëruar me miq të ndryshëm që nga ndarja duke përfshirë Emma Corrin të The Crown. Të dy u panë në një koncert të Bruce Springsteen në Hyde Park në korrik. Burimi pohon: “Ai i kërkoi Emës që t’i bashkohej për të parë Bruce në BST muajin e kaluar dhe ata kaluan shumë mirë. Rami po shijon jetën dhe po e jeton atë.
Ish çifti ishin shumë publikë për marrëdhënien dhe ndjenjat e tyre. Kur Rami fitoi Oscarin për aktorin më të mirë në Bohemian Rapsody, ai tha në fjalimin e tij: “Lucy Boynton, ti je zemra e këtij filmi, je jashtëzakonisht e talentuar, më ke rrëmbyer zemrën”.
Rami së fundmi u shfaq në Oppenheimer, si David Hill një fizikan bërthamor që ndihmoi në krijimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai gjithashtu u shfaq si zuzari kryesor, Lyutsifer Safin, në filmin e fundit të James Bond-it No Time to Die përballë Daniel Craig. Roli kryesor i Lucy ishte në filmin biografik të Mbretëreshës së bashku me Ramin, por para kësaj ajo u shfaq në Murder on the Orient Express në 2017./
#Rami #Malek #jep #fund #lidhjes #aktoren
Lapsi