Aktualitet

DETAJE / 11 Maji, Rama shpalos sot programin e Partisë Socialiste për mandatin e katërt

Pritet që këtë të Enjte kryesocialisti Edi Rama të prezantojë programin e Partisë Socialiste, para zgjedhjeve të 11 Majit. Në takimet dhe komunikimet e deritanishme, ai ka deklaruar se në fokus të mazhoritarëve janë dy fusha, drejtësia dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, mbetet për t’u parë në detaje gjithë programi i socialistëve për çdo sektor dhe projektet që synohen të realizohen nëse fitojnë mandatin e 4-ërt.

Rritja e pagës minimale me 500 Euro, siç deklaroi sot Rama, do të hyjë në fuqi më 1 Janar 2026. Mësohet se pika të tjera kyçe janë nxitja e sektorit privat, infrastruktura dhe menaxhimi i fluksit turistik.

Kujtojmë se pak ditë më parë, pamë kryeministrin në mes të “projeksioneve” të përgatitura me teknologjinë e fundit. E nisi me punën e bërë në 12 vite, duke përfunduar në atë çfarë synohet të arrihet më tej, i bindur për fitoren e radhës!

#DETAJE #Maji #Rama #shpalos #sot #programin #Partisë #Socialiste #për #mandatin #katërt
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button