Sport

Ajo që ndodhi në Champions ishte e vendosur, duhej të kualifikohej më tej Reali

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Espanjolin, në barazimin 1-1, trajneri i Atletico-s ka prekur temën e… eliminimit nga Champions League. Fjalët e argjentinasit zbulojnë pakënaqësinë e tij ndaj UEFA-s dhe Szymon Marciniak për humbjen ndaj Real Madridit.

Në gjuajtjen e penalltive, Szymon Marciniak e anuloi golin e Julian Alvarez pas një rishikimi të VAR, gjyqtari polak vendosi që Alvarez e kishte prekur topin dy herë, për këtë arsye goli u anulua.

Trajneri i Atleticos nuk e ka fshehur indinjatën pas ndeshjes. “Unë kurrë nuk kam parë VAR të thërrasë për një penallti,” tha ai në atë kohë. Pas eliminimit nga Champions League, skuadra e tij pati dy paraqitje të dobëta.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Espanyolit, trajneri i Atletico-s solli sërish temën e rënies nga Champions League.

“Ne luajtëm shumë mirë në Champions League, fituam ndeshjen e dytë, por përfunduam ashtu siç vendosi UEFA. Ne fituam dhe Reali na eliminoi. Nuk e konsideroj këtë një zhgënjim. Ajo që ndodhi ishte shumë e qartë”, tha Simeone. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Ajo #që #ndodhi #në #Champions #ishte #vendosur #duhej #të #kualifikohej #më #tej #Reali
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button