Sport
E FUNDIT/ “Pirati” Muriqi dërgon Kosovën në Ligën B, dardanët mposhtin lehtësisht Islandën

Kosova është në Ligën B. Dardanët kanë marrë një fitore 1-3 pa shumë mundime kundër Islandës. Këta të fundit tundën rrjetën që në minutën e 2-të me anë të Oskarssonit, por Kosova reagoi që në pjesën e parë të lojës.
Vedat Muriqi barazoi ndeshjen në minutën e 35-të, ndërsa në minutën e 3-të të shtesës së pjesës së parë përmbysi rezultatin. Ndërkohë në minutën e 79 ishte përsëri “pirati” ai që e dërgoi topin në rrjetën e Islandës, duke mbyllur përfundimisht historinë e këtij takimi. Kosova fiton me rezultat të përgjithshëm 5-2 dhe siguron ngjitjen në ligën B të Ligës së Kombeve. Një sukses për t’u duartrokitur për dardanët./Sport Ekspres/
#FUNDIT #Pirati #Muriqi #dërgon #Kosovën #në #Ligën #dardanët #mposhtin #lehtësisht #Islandën
SportExpress