“Prej teje s’e kam ndier mungesën e prindit tjetër”, mesazhi i Luizianës për të shtrenjtin e saj

Prej kur ishte 6-muajshe e deri sot që është një vajzë 15-vjeçare, Luiziana nuk e ka njohur babain. Në rrëfimin e saj për “Ka Një Mesazh Për Ty” ajo tregoi si dhuna e përçau familjen e më vonë, ka përjetuar edhe refuzimin e të atit.
Ajo i referohet atij gjithnjë si “prindi tjetër” pasi figurën ia ka zëvendësuar daja, Doriani. Ai është gjendur në çdo ditëlindje të Luizianës, ka bërë të pamundurën për të duke i dhuruar dashurinë mbi të gjitha. Mbesa e ka ftuar në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për t’i shprehur mirënjohjen e saj të pakufishme si dajës, edhe bashkëshortes së tij që e quan dajkla.
“Daja im! I shtrenjti im! Të falënderoj për çdo gjë që ti dhe dajkla keni bërë dhe vazhdoni të bëni për mua! Të falënderoj që gjithmonë me dashurinë tënde je munduar që unë mos ta ndiej mungesën e prindit tjetër. Ti je modeli dhe idhulli im më i madh! Ti je jeta ime! Faleminderit që ekziston! Të premtoj ashtu sesi ti je munduar që unë të rritem dhe të shkollohem, ashtu do të përpiqem edhe unë të të bëj ty krenar!”, tha Luiziana.
I përlotur, Doriani thotë se Luiziana ka kaluar shumë dhe për të, nuk është mbesë por fëmija i tij. “Jam munduar me gjithë shpirt ta kem si fëmijën tim… është fëmija im se kam tre fëmijë dhe është fëmija i katërt”, tha ai.
#Prej #teje #kam #ndier #mungesën #prindit #tjetër #mesazhi #Luizianës #për #të #shtrenjtin #saj
Java News