Aktualitet

1 mijë ditë në burgjet e Rusisë, ushtari ukrainas shokon me rrëfimin dhe fotot

Një ushtar ukrainas thotë se ka humbur 40 kilogramë pasi u mbajt më shumë se 1 mijë ditë në burgjet e Rusisë, si rob lufte. 30-vjeçari, Ivan Petrovsky u kap nga forcat pushtuese të Vladimir Putin në Maj të vitit 2022, teksa ishte duke mbrojtur territorin e Mariupolit.

Ai u lira kohët e fundit, në një shkëmbim pengjet, ku më pas tregoi dhe ndryshimin drastik që nga koha kur u burgos.

“Unë jam në shtëpi! Diferenca është 1037 ditë robëri dhe minus 40 kilogramë”, ka shkruar ai.

Në shtëpi atë e priste gruaja, Kristina Petrovska dhe 2 vajzat e tyre. Sipas asaj që ai tregon për qëndrimet në kampet ruse, kushtet ishin çnjerëzore.

Në disa kampe, racionet e ushqimit përfshijnë tre lugë qull, gjysmë filxhani çaji dhe dy feta të holla buke në ditë. Për mediat e huaja, ish-robërit ukrainas kanë raportuar tashmë se u janë nënshtruar torturave, rrahjeve të shpeshta dhe goditjeve elektrike ndërsa mbahen nëpër qendra paraburgimi në Rusinë jugperëndimore.

Ndërkaq shtojnë se kanë pasur abuzime fizike dhe psikologjike nga oficerët dhe rojet ruse. Jo pak herë është raportuar për situatën dhe kushtet brenda kampeve e burgjeve të Rusisë.

Janë shfaqur gjithashtu pamje shqetësuese që tregonin brendësinë e kampeve ruse, kur njerëzit me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit mbaheshim të lidhur me zinxhir si skllevër, përpara se të çoheshin në e frontit në Ukrainë.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për mbajtjen e të burgosurve në kushte çnjerëzore dhe për shkaktimin e torturave dhe neglizhencës mjekësore ndaj robërve.

#mijë #ditë #në #burgjet #Rusisë #ushtari #ukrainas #shokon #rrëfimin #dhe #fotot
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button