Aktualitet

Tronditet Franca! Arrestohen gjyshërit dhe dajat për vdekjen e vogëlushit 2 vjet më parë në Alpe

Kanë marrë një kthesë dramatike hetimet për historinë e vogëlushit Emile Soleil, djalit dy vjeç e gjysmë që u zhduk në vitin 2023 në një fshat në Alpet Franceze dhe eshtrat e të cilit u gjetën 9 muaj më vonë.

Një histori që deri tani kishte mbetur e pazbardhur dhe që ka tronditur gjithë Francën. Dy vjet pas ngjarjeve, katër persona janë arrestuar nga hetuesit. Bëhet fjalë për gjyshërit e fëmijës nga nëna (Philippe Vedovini, 58 vjeç dhe gruaja e tij) dhe dy nga fëmijët e tyre, dajat e Emilit. Të katër dyshohet se kanë vrarë fëmijën dhe kanë fshehur trupin e tij.

Emili i vogël u zhduk në mënyrë misterioze më 8 korrik 2023, vetëm pasi mbërriti për pushimet verore me gjyshërit e tij nga nëna, në shtëpinë e tyre të dytë në strehën Haut-Vernet, në Alpet Franceze. Me gjithë kërkimet disaditore, të ndihmuar nga banorët e zonës, nuk u gjet asnjë gjurmë e fëmijës në zonën shumë të paarritshme dhe të izoluar, në një lartësi prej 1200 metrash.

Për nëntë muaj hetimi nuk dha ndonjë rezultat konkret. Më pas, në fund të marsit 2024, një grua që ecte në male gjeti kafkën dhe dhëmbët e fëmijës, pak më pak se dy kilometra larg strehimit.

#Tronditet #Franca #Arrestohen #gjyshërit #dhe #dajat #për #vdekjen #vogëlushit #vjet #më #parë #në #Alpe
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button