“Mori 19 milionë dollarë për fushatën e Trump”! “Strategu” i Berishës padit median që i zbuloi kontratën

Chris LaCivita nuk qenka me pushime dhe e paska një arsye pse ka lënë vetëm Berishën në Shqipëri. Gazeta New York Times shkruan se ish konsulenti i Tramp ka filluar një betejë ligjore me median amerikane The Daily Beast e cila i zbuloi kontratat me vlerë 19 milionë dollarë për fushatën në Shba dhe hidhte hije dyshimi mbi kostot e fryra të pagesave.
La Civita në padinë e dorezuar më 24 mars në Gjykaten e Distriktit Lindor të Virxhinias thekson se artikujt e shkruar nga gazetari freelance Majkëll Isikoff krijuan përshtypjen se ai si fushatues përfitonte shumë para nga Tramp dhe po i jepte përparësi përfitimit personal mbi suksesin e fushatës.
Bëhet fjalë për një artikull 15 tetorit 2024, me titull “Trump në krizën e parave të gatshme-si paga 22 milion dollarë e shefit të fushatës u zbulua”.
Ky artikull, pasuar nga disa të tjerë dhe një podcast, flisnin për një sërë kontratash miliona dollarë të La Civita përgjatë 2 viteve te fushatës.
Avokatët e fushatuesit paditën në nëntor gazetën dhe e detyroi të korrigjojë artikullin, i ulën shifrën nga 22 milion në 19.2 milionë dollarë si dhe saktësuan se paratë nuk shkonin tek La Civita por firma në pronësi të tij, e cila rezulton pa një uebfaqe ndërsa si seli qëndrore sherben shtëpia e konsulentit.
Në janar, The Daily Beast fshiu edhe podcastin me të njëjtin titull, pas kërkesës së avokatëve.
Kurse tani, La Civita akuzon këte gazetë se ka shpërndarë me paramendim në kohë fushate informacione të rreme për ta dëmtuar atë dhe Donald Tramp.
Konsulenti amerikan në Shba duket shume i interesuar për transparencë per llogari të parave që merr nga fushatat, por pyetja është, se pse nga 10 shkurti mban të fshehtë bashke me Berishën kontratën te cilën e firmosën në zyrën e tij?
“U garantoj se ajo kontratë, me të gjitha burimet se ku është marrë çdo qindarkë, do bëhet publike ditën që do përmbushet detyrimi ligjor i dorëzimit të saj në KQZ, siç na detyron ligji.”/abcnews.al
#Mori #milionë #dollarë #për #fushatën #Trump #Strategu #Berishës #padit #median #që #zbuloi #kontratën
Java News