“Nuk e kisha parë ndonjëherë Kristjan Asllani të fshihej si kundër Anglisë”, Dritan Dervishi pret më shumë nga mesfushori i Interit

Shqipëria humbi ndaj Anglisë në shifrat 2-0 në Wembley. Një ndeshje që la pak shije të mirë pas hyrjes së Armando Brojës, i cili dha shkëndijat e para me tre sulme të rrezikshme të Shqipërisë dhe e gjitha kjo në bazë të cilësive të sulmuesit të Evertonit. I ftuar në Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, zyrtari i Veronës, Dritan Dervishi, duartrokiti paraqitjen e Brojës në Ëembley.
“Kur hyri Broja me Anglinë, është individi, kampioni që të shtyn përpara. Ato tre sulmet e Brojës na lënë të kuptojmë shumë. Aty duhet të fillojmë, aty duhet të fillojë rruga e Shqipërisë, besimi me të cilin hyri Broja. Ai i dha një mësim të gjithëve që hyn në fushë dhe nuk kanë frikë nga Ëembley. Pastaj Ëembley ishte kuqezi, nuk ishte i frikshëm. Unë kam parë Angli-Itali, ai ishte Ëembley i frikshëm. Po të mos hynte Broja, nuk do e shikonim ngjyrën e portierit kundërshtar”, tha Dervishi. Ndërkohë nga ana tjetër, zyrtari i Veronës kishte disa kritika për lojën e Asllanit. (Intervista e plot)
“Ti do ta pësosh golin, në një mënyrë ose tjetër kur mbrohesh në atë mënyrë. Anglia në fillim po e qarkullonte topin majtas-djathtas, e shikonin që nuk po hynin dot me topë në zonë. Në fazën mbrojtëse ne bëm zgjedhjen e duhur, nuk po them të kundërtën, ishte e drejtë. Por fazën sulmuese e harruam fare, hidh topin te Uzuni ose kush të dali. Mesfushorët po fshiheshin, unë nuk e kam parë ndonjëherë Asllanin te Shqipëria që të fshihej si kundër Anglisë. Merrte topin ia jepte mbrojtësit dhe pastaj mbrojtësi hidhte top të gjatë. Po ti e pe diferencën fizike mes Anglisë dhe Shqipërisë? Si mund t’i kapësh ata me topa të lartë”, tha Dervishi. /Sport Ekspres/
#Nuk #kisha #parë #ndonjëherë #Kristjan #Asllani #të #fshihej #kundër #Anglisë #Dritan #Dervishi #pret #më #shumë #nga #mesfushori #Interit
SportExpress