Aktualitet

64-vjeçarit nga Lezha i djegin 2 makina në banesë, policia nis kërkimet për autorin

Një qytetar nga Lezha ka denoncuar në polici djegien e 2 automjeteve në oborrin e banesës së tij.

Sipas komunikatës së policisë, shtetasi me iniciale L. V., 64 vjeç, ka njoftuar policinë se ka rënë zjarr në dy automjete të parkuara në oborrin e banesës së tij.

Si pasojë e zjarrit, të dy automjetet kanë pësuar dëmtime në pjesën e përparme. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po punon për sqarimin rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

#64vjeçarit #nga #Lezha #djegin #makina #në #banesë #policia #nis #kërkimet #për #autorin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button