“Mbulohet nga buxheti i shtetit”/ Ministrja Koçiu: Realizohet ndërhyrje e suksesshme te një 50-vjeçare me Parkinson

Ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka realizuar me sukses një ndërhyrje te një paciente e moshës 50-vjeçare, e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përmes rrjeteve sociale, ka bërë të ditur lajmin, duke u shprehur se “në QSUNT u krye një ndërhyrje e suksesshme, DBS (stimulimi i thellë i trurit) për sëmundjen e Parkinsonit, tek një paciente 50 vjeçare”.
“Në Shërbimin e Neurokirurgjisë, në QSUNT u krye një ndërhyrje e suksesshme – DBS (stimulimi i thellë i trurit) për sëmundjen e Parkinsonit, tek një paciente 50 vjeçare. Kjo ndërhyrje specifike dhe tejet e domosdoshme për trajtimin e Parkinsonit, mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit, duke sjellë 0 (zero) kosto për pacientin. Mirënjohje për ekipin mjekësor: Prof. Dr. Artur Xhumari, Prof. Dr. Ridvan Alimehmeti, Dr. Gramoz Brace, anestezist-reanimator Dr. Mithat Demneri, neurologet Dr. Shk. Florian Dashi, Prof. Ilirjana Zekja, Specializantët: Dr. Aurora, Dr. Kejsi, Dr. Sidorela, si dhe infermieret: Manjola Pjetri, Ganimete Arapi dhe Anxhela Gjonaj”, shkruan Koçiu.
#Mbulohet #nga #buxheti #shtetit #Ministrja #Koçiu #Realizohet #ndërhyrje #suksesshme #një #50vjeçare #Parkinson
Java News