Aktualitet

15-20 pacientë me tuberkuloz në vit në Shkodër, rriten rastet pas pandemisë së Covid

Në Shkodër rastet e pacientëve të diagnostikuar me tuberkuloz, vit pas viti po shënojnë rritje. Mjekja pneumuloge tregon për A2 CNN rastet e diagnostikuara me tuberkuloz si dhe grup-moshat e prekura, ku nuk mungojnë as të rinjtë.

“Në Shkodër situata vitet e fundit, pas Covid vihet re 15-20 raste të reja të diagnostikuara në vit për shkak të përdorimit të kortikoterapisë. Pamë rritje të pacientëve të moshave të reja që na vijnë në fazën fillestare. Me prekje pulmonare. Ka pacientë me mosha të avancuara me forma më të rënda të tuberkulozit. Janë të shpeshta rastet te të rinjtë”, u shpreh për A2 CNN Genta Smaja mjeke pneumologe.

Ndonëse në popullatë vijon të ekzistojë ende një stigmë, sikur sëmundja sjell pasoja të rënda, mjekja pneumologe sqaron se tuberkulozi është plotësisht i trajtueshëm, mjafton të kapet në kohë.

“Tuberkulozi është i shërueshëm, por ka rëndësi të ndiqet në mënyrë të rregullt dhe të afërt me pneumologun dhe të trajtohet sipas skemave të përcaktuara ndërkombëtarisht. Është stigmë, por është e trajtueshme dhe e shërueshme”, tha për A2 CNN mjekja Smaja.

Sipas të dhënave,në rang kombëtar në Shqipëri gjatë një viti diagnostikohen rreth 250 persona me turbekuloz, ndërsa në rang botëror kjo shifër shkon deri në 11 milionë raste në një vit.

#pacientë #tuberkuloz #në #vit #në #Shkodër #rriten #rastet #pas #pandemisë #së #Covid
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button