Përplasi për vdekje në Pogradec 55-vjeçarin dhe u largua, kush është autori i aksidentit –

Personi në fotografi është 29 vjeçari Dejvi Janaqi, i cili është autori i aksidentit të mbrëmshëm në Pogradec pranë fshatit Mëmëlisht, ku mbeti i vdekur një 55 vjeçar i identifikuar si Ilir Mimini.
29-vjeçari pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ka fshehur makinën tek ish-stacioni i trenit, ka hequr targat e saj e më pas është larguar në drejtim të paditur.
Autori i dyshuar i aksidentit
Edhe pse policia e ka shpallur në kërkim prej natës së mbrëmshme deri më tani nuk ka arritur dot të bjerë në gjurmët e 29 vjeçarit, ndërkohë burime bëjnë me dije se familja e tij shprehet e tronditur dhe po e kërkojnë 29 vjeçarin. Ata kanë bërë kërkime përgjatë bregut të liqenit, pasi duke njohur karakterin e tij kanë frikë se mund të ketë dëmtuar veten apo vetmbytur.
Deri në këto momente nuk ka asnjë kontakt të tij me familjarët të cilët janë përpjekur të lidhen nëpërmjet telefonit, por pa sukses.
#Përplasi #për #vdekje #në #Pogradec #55vjeçarin #dhe #largua #kush #është #autori #aksidentit
Java News