Aktualitet

“Tragjedia në Koçan”, Prokuroria vijon hetimin në vendngjarje

Ekipi i prokurorisë që po punon në hetimin për përcaktimin e shkaqeve të fatkeqësisë në Koçan është zgjeruar që nga mëngjesi i sotëm dhe aktualisht përbëhet nga: 2 prokurorë publikë nga Prokuroria Publike Koçan, 2 prokurorë publikë nga Prokuroria Publike Shtip, 5 prokurorë publikë nga Prokuroria Publike Shkup.

Ndërkohë mbrëmë janë lëshuar disa urdhra shtesë, ndër të cilët është urdhëruar kontrollimi i serverëve dhe një kompjuteri tjetër në Ministrinë e Ekonomisë, si dhe një urdhër për ekspertizë grafologjike të nënshkrimeve në dokumentacion të caktuar.

Hetimi në vendngjarje vijon edhe sot.



#Tragjedia #në #Koçan #Prokuroria #vijon #hetimin #në #vendngjarje
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button