Daut Haradinaj për vdekjen e Haxhi Thaçit: Historia, po na përsëritet, edhe me dreqin me u bë, veç me e eliminu kundërshtarin politik

Daut Haradinaj ka reaguar për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Thaçi. Haradinaj ka thënë se e ka përjetuar vet këtë ndjenjë.
“Historia, po na përsëritet – edhe me dreqin me u bë, veç me e eliminu kundërshtarin politik. E këtë më së shumti e përjetoi mixha Haxhi, që në ditët e fundit të tij po i mbyllte sytë pa u përshëndet për së fundmi herë me të birin çlirimtar.
U ndjeva i prekur kur e pashë skenën e vizitës së Hashimit në spital. E kam përjetuar vetë. Por, sado që të zgjasë, e drejta jonë historike do të triumfojë.
I përjetshëm kujtimi për ty, mixha Haxhi Thaçi” shkruan Daut Haradinaj në Facebook.
#Daut #Haradinaj #për #vdekjen #Haxhi #Thaçit #Historia #përsëritet #edhe #dreqin #bë #veç #eliminu #kundërshtarin #politik
gazetablic.com