Sport

Skandal/ E lanë në stol se zgjodhi Shqipërinë, Malisheva nuk pranon që trajneri të dalë në median shqiptare

Një situatë e pazakontë ka ndodhur me Etnik Brrutin në Kosovë. Lojtari ka përjetuar një presion të madh nga ambienti i futbollit në vend pasi zgjodhi që të linte Kosovën U-21 dhe të kalonte te Shqipëria. Ndërkohë babai i tij, i cili ka qenë pjesë e UCK, në ëndrrën e bashkimit kombëtar është aq patriot i madh aq sa edhe djalit të tij i vendosi emrin Etnik, ndërsa i shkoi kësaj çmendurie deri në fund. Duket qesharake sesi mund të quhet një çmenduri një kalim i tillë që duhej të ishte fare normal, por e tillë është. Menjëherë pasi Brruti kaloi te Shqipërai, Malisheva e la në stol këtë futbollist për një ndeshje vendimtare kundër Gjilanit. Imagjinoni për një moment që Silvinjo të admirojë kaq shumë një lojtar që sipas Malishevës meriton të qëndrojë në stol kundër Gjilanit, ndërsa Brruti tani do të luajë në krahë të Kristjan Asllanit të Interit. Vetëm kaq për të kuptuar se një vendim i tillë nuk ishte aspak teknik dhe ndodhte rrallë që Brruti të mbetej në stol, këtë herë ndodhi menjëherë pasi ai doli te Shqipëria. Por pasi e gjitha kjo doli në skenë dhe pati një presion të madh mediatik, Malisheva e riktheu sot Brrutin në fushë. Për të kuptuar edhe njerëzit më qartë se çfarë ndodh realisht në prapaskenë, mjafton t’i hedhim një sy reagimit të Malishevës pasi Brruti doli zyrtarisht në listën e Shqipërisë.

“Etnik Brruti i ftuar në Kombëtaren “A” të Shqipërisë! Me krenari njoftojmë se lojtari jonë, Etnik Brruti, është ftuar nga Kombëtarja “A” e Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të “FIFA Ëorld Cup 2026 – European Qualifier”!

Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për Etnikun, por edhe për klubin tonë.  Si kosovar, Etniku ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat kuq e zi, duke treguar se “shqiptarët kanë vetëm një atdhe, vetëm një komb”. Shqipëria është si shpirti dhe sporti është ura që na bashkon, duke forcuar shpirtin kombëtar dhe krenarinë tonë të përbashkët. Urime, Etnik! Jemi krenarë për ty dhe të urojmë suksese me fanellën Kuq e Zi”, shkruan Malisheva.

Pra një reagim ideal i mënyrës sesi duhej të ishte ky kalim i Brrutit te Shqipëria. Por duket qartë se ky reagim i Malishevës ishte vetëm që publiku dhe njerëzit të mos e kuptonin të vërtetën sesi u trajtua mesfushori pasi erdhi te Shqipëria. Moderatori Altin Sulce që drejton emisionin Max Sport në EuroNwës, u shpreh se kishte arritur një marrëveshje për të marrë në emision trajnerin e Malishevës për ta pyetur atë në lidhje me Brrutin. Por në momentin e fundit, trajneri i Malishevës është shprehur se klubi nuk e lejon atë që të dalë në emision. Pyetja është, nëse ky kalim është kaq normal, kur Malisheva ndihet kaq krenare që një lojtar i saj është pjesë e Shqipërisë, përse do t’i mbyll gojën trajnerit dhe nuk e lejon atë që të dalë në një media të Shqipërisë dhe të flas për lojtarin e tij? Në një rast normal, kjo duhej të ishte një krenari dhe të gjithë te Malisheva duhej të nxitonin që të flisnin se një lojtar i tyre, do të ishte pjesë e Shqipërisë. Por duket qartë se në këtë situatë, Brruti ka marrë një presion të madh dhe mënyra sesi po serviret në publik, nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën.

“Kishim trajnerin e Malishevës sot në emision që do të ishte prezent. Në momentin e fundit, trajneri nuk pranon të dalë në emision. Ai thotë se se klubi nuk e lejoi për të dalë në intervistë për mediat shqiptare. Përse? Djali është shqiptar, ne themi se jemi një komb, kemi një flamur, një abetare. Historia ka qenë e pamëshirshme për ne dhe prandaj jemi të ndarë në dy shtete, por nuk kemi dy Kombëtare, nuk jemi dy Kombe. Mund të kishin edhe përfaqësuese të Laberisë dhe të Camërisë. Kombëtarja është një dhe Malisheva nuk e lë trajnerin të flasi. Ne donim të dinim vetëm cilësitë e Brutit, nëse godiste mirë me kokë, nëse kishte pasim horizontal të mirë, pra një cilësi të tijën”, tha Altin Sulce. /Sport Ekspres/

#Skandal #lanë #në #stol #zgjodhi #Shqipërinë #Malisheva #nuk #pranon #që #trajneri #të #dalë #në #median #shqiptare
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button