Aktualitet

Osmani ngushëllon Thaçin dhe familjen e tij për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe familjen e tij, pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Kryeministrit dhe ish-Presidentit të Kosovës.

Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani e cilësoi humbjen e prindit si një dhimbje të pamatshme dhe theksoi se kontributi dhe dashuria e Haxhi Thaçit për atdheun do të mbeten një udhërrëfyes dhe kujtim krenarie për të gjithë ata që e njohën.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!” – përfundon telegrami i ngushëllimit i Presidentes Osmani.



#Osmani #ngushëllon #Thaçin #dhe #familjen #tij #për #ndarjen #nga #jeta #të #Haxhi #Thaçit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button