Aktualitet

Një ndër shqiptarët më të mirë, në krye të Kishës Ortodokse –

Kryeministri Edi Rama ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale zgjedhjen e Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Joan Pelushi, në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Rama ka shprehur kënaqësinë e tij për zgjedhjen e një shqiptari për këtë post dhe ka dërguar urime të posaçme për Kryepeshkopin, duke e lutur Zotin ta mbrojë dhe udhëzojë në misionin e tij të udhërrëfyesit të kishës ortodokse.

Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Sinodi i Shenjtë zgjodhi Kryepeshkopin Joan Pelushin në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në një spital në Athinë.

#Një #ndër #shqiptarët #më #të #mirë #në #krye #të #Kishës #Ortodokse
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button