“S’ka tym të bardhë, por kambanat ranë në gjithë vendin”, teologu shpjegon si u zgjodh kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë zgjodhi sot kryepeshkopin e ri, Fortlumturinë e tij Joan Pelushi. Siç shpjegon teologu Thoma Çomeni në një intervistë për Report Tv, zgjedhja e tij nga Sinodi i Shenjtë u zhvillua sipas një tradite të lashtë kishtare dhe rregullash të përcaktuara qartë nga statuti i Kishës.
Ai shpjegon në një intervistë për Report Tv, se si bëhet procesi i zgjedhjes së Kryeshkopit të ri. Sipas Çomenit, nuk ka kandidatë të shpallur paraprakisht. Të gjithë anëtarët e Sinodit janë automatikisht kandidatë dhe votues. Zgjedhja bëhet me votim të fshehtë dhe për t’u shpallur fitues, kandidati duhet të marrë 50% +1 të votave. Nëse kjo shumicë nuk arrihet në raundin e parë, zhvillohet një raund i dytë mes atyre që kanë marrë më shumë vota.
Sipas statutit të përditësuar të Kishës nga viti 2016, për t’u zgjedhur kryepeshkop, kandidati duhet të jetë shtetas shqiptar dhe të ketë shërbyer të paktën 3 vjet në Kishën Ortodokse të Shqipërisë.
“Është detyrë e Sinodit të zgjedhë kryepeshkopin ere. E dyta është ajo që themi tradita kishtare, traditë në të cilën zgjedhja e kryepeshkopit të një kishe ortodokse lokale, bëhet nga Peshkopët prezentë anëtarë të sinodit dhe në të njëjtën kohë të zgjedhë janë kandidatë dhe votues, nuk kemi paraqitje kandidatësh në procedurë, në procedurë janë të gjithë natë të mundshëm për të qenë kryepeshkop dhe votues të detyruar për të zgjedhur ata kryepeshkopin mes tyre. Që të quhet kryepeshkop i ri i zgjedhur, duhet të jetë 50% plus 1, nuk ka nevojë për unanimit. Është një përqindje 50 plus 1”, tha teologu.
“Nuk kemi simbolika. Nëse votimi në raundin e parë mund të ketë një lloj barazimi dhe nuk është krijuar 50 plus 1, bëhet një votim i dytë mes atyre dy ose tre që kanë më shumë vota derisa të arrihet tek votuesi përfundimtar.
Ata janë kandidatë, janë anëtarë të Sinodit dhe janë kandidatë potencialë siç janë edhe votues. Statuti thotë se kandidat për të qenë kryepeshkop janë anëtarët e sinodit, janë bërë në një kohë më të hershme, në statutin e ri nga 2016 e më pas është kushti përfundimtar që peshkopi i ri që behet anëtar i Sinodit duhet të ketë shtetësi shqiptare, ky është një nga gjërat e rëndësishme duhet të jetë shtetas shqiptarë dhe të ketë 3 vjet që shërben në kishën ortodokse”, thekson teologu.
Në ndryshim nga zgjedhja e Papës në Vatikan, ku tymi i bardhë që del nga oxhaku i Kapelës Sistine njofton se Kolegji i Kardinalëve ka zgjedhur Papën e ri, në Shqipëri zgjedhja Kryepeshkopit të ri, Joan u shoqërua me rënien e kambanave në të gjitha kishat.
#Ska #tym #të #bardhë #por #kambanat #ranë #në #gjithë #vendin #teologu #shpjegon #zgjodh #kryepeshkopi #Kishës #Ortodokse
Java News