Aktualitet

BE-ja shpreh gatishmëri të plotë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut pas tragjedisë në Koçan –

Bashkimi Evropian është shprehur i gatshëm të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në përballimin e pasojave nga tragjedia me 59 viktima dhe 155 të plagosur në Koçan.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë përmes Mekanizmit tonë të Mbrojtjes Civile, nëse kërkohet”, tha njw zëdhënës i Komisionit Europian, ndërsa shprehu keqardhjen për tragjedinë.

Në lidhje me zjarrin, Komisioneri Evropian për Barazi, Gatishmëri dhe Menaxhimin e Krizave, Hadja Labib, shprehu keqardhje për viktimat dhe shprehu solidaritetin me Maqedoninë e Veriut.

“Tragjedi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr katastrofik në një klub nate ka sjellë një numër të madh viktimash dhe të plagosur. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe ekipet e emergjencës. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje. Qëndrojmë në solidaritet me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Labib në një postim në rrjetin X.

#BEja #shpreh #gatishmëri #të #plotë #për #të #ndihmuar #Maqedoninë #Veriut #pas #tragjedisë #në #Koçan
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button